“Unë votoj, unë vendos”, është një fushatë ndërgjegjësimi e cila synon edukimin dhe mobilizimin e votuesve me qëllim inkurajimin e komunitetit për të reaguar kundër votimit familjarë. Përmes kësaj nisme ne synojmë të mobilizojmë të rinjtë dhe gratë e zonave rurale dhe informale, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 qershorit 2013, për të zvogëluar dhe eliminuar fenomenin e votimit familjar apo në grup duke rritur kështu qytetarinë aktive dhe pjesëmarrëse. Kjo nisëm në disa zona rurale në qytetet e Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës.
Objektivat tanë janë:
- Reduktimi i fenomenit të votimit familjar dhe në grup nëpërmjet edukimit dhe ngritjes së vetëdijes qytetare, se familja dhe votimi në grup është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe ligjit;
- Rritja e pjesëmarrjes në votimet parlamentare të 23 qershorit 2013, e grave dhe të rinjve në zonat rurale të Shqipërisë;
- Edukimi i të rinjve (votues për herë të parë) dhe grave që votimi është një e drejtë që duhet të ushtrohet, ky si element thelbësorë i demokracisë pjesëmarrëse;
- Rritja e interesit të aktorëve politikë për të promovuar pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në zgjedhje si votuesve dhe kandidatëve;
- Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi rëndësinë e balancës gjinore në aspektet sociale dhe politike;