Ftojmë të gjithë të rinjtë të apasionuar pas artit grafik të bëhen pjesë e konkursit për posterin e fushatës”Unë votoj, Unë vendos”. Posteri më i mirë do të jetë imazhi i fushatës tonë edukuese dhe sensibilizuese kundër fenomenit të votimit familjar.
Jepi krah kreativitetit tënd, bëhu ndryshimi që do.
Që demokracia të funksionoj, duhet të jemi një shoqëri pjesëmarrëse, jo spektatore. Kush nuk voton sot, të mos pretendojë llogaridhënie nesër.