Takim me qytetarë të zonës së Kenetës në qytetin e Durrësit.

Written by User User on . Posted in Lajme, Te reja

E hënë, datë 6 Maj

Shoqata për Integrimin e Zonave Informale dhe Lëvizja Mjaft , me financimin e Programit për Grantet e Vogla të Ambasadës Amerikane, janë duke implementuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2013, “Unë votoj, unë vendos”. Ky projekt është një fushatë ndërgjegjësimi e cila synon edukimin dhe mobilizimin e votuesve me qëllim inkurajimin e komunitetit për të reaguar kundër votimit familjarë. Përmes kësaj nisme ne synojmë të mobilizojmë të rinjtë dhe gratë e zonave rurale dhe informale, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 qershorit 2013, për të zvogëluar dhe eliminuar fenomenin e votimit familjar apo në grup duke rritur kështu qytetarinë aktive dhe pjesëmarrëse.

DSC_0032 slideDSC_0019 slideDSC_0020

Në Takimin Publik organizuar në Kënetë të Durrësit, ishte i ftuar Z. Erion Kristo, pedagog i Shkencave Politike, Universiteti Marin Barleti, i cili gjatë fjalës së tij, theksoi se: … “Vota është e vetmja mënyrë për tu thënë, politikbërësve çfarë është e rëndësishme për secilin nga ne. Vota është individuale dhe na jep ne të drejtën për ti dhënë zë asaj që ne besojmë. Votimi Familjarë, paraqet thyerje të së drejtës për votim, bazë për dyshim në rezultatet zgjedhore dhe mund të çojë deri në prishjen e Zgjedhjeve Parlamentare 2013…”

Trackback from your site.

Leave a comment

viewer 100logo_mjaftembassy logol.jpg Publikimi i këtij materiali është mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit. United State Flag