Takimi radhës në Komunen Anë e Malit, Fshati Oblike, Shkodër
Në Takimin Publik të radhës së nismës “Voto, ti Vendos”, mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla i Ambasadës Amerikane, organizuar në Komunen Anë e Malit, Fshati Oblike, Shkodër, ishte i ftuar Dr. Teki Kurti, pedagog i Shkencave Politike, i cili gjatë fjalës së tij, theksoi se: “…Nërpërmjet zgjedhjeve shtetasit realizojnë një ndër të drejtat politike të tyre e cila në bazë formëson demokracinë funksionale. Një nga faktorët për demokraci të qëndrueshme është sistemi zgjedhor dhe mënyra e zbatimit të tij. Barazia e shtetasve në zgjedhje nënkupton se një person ka vetëm një votë, dhe kjo votë sipas sistemit tonë është e fshehtë. Ju nuk duhet të lejoni që dikush tjetër të votojë për ju, pasi në këtë mënyrë ju hiqni dorë nga të qënit pjesëtarë i demokracisë liberale… ”
Trackback from your site.