Takimi radhes ne Devoll, Komuna Progër, Fshati Vranisht
Takimin Publik të radhës së nismës “Voto, ti Vendos”, mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla i Ambasadës Amerikane, organizuar në Devoll, Komuna Progër, Fshati Vranisht, ishte e ftuar Znj. Kozara Kati, Drejtore Ekzekutive e Qëndrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut e cila gjatë fjalës së saj, theksoi se: “…Në kushtetutën tonë, e cila është një ndër më të rejat në Europë, theksohet e drejta e votës si një ndër të drejtat më të rëndësishme. Votimi duhet të jetë individual dhe i fshehtë. Askush nuk duhet të vendosë për ju, dhe njëkohësisht ju nuk duhet të votoni në mënyrë të papërgjegjshme, sepse vota juaj përcakton të ardhmen tuaj për 4 vitet e ardhshme…
Trackback from your site.